Hoti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Hoti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni, kanë pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton Insajderi.

Gjatë këtij takimi është folur për cështje ekonomike dhe politike në vend, ka njoftuar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Tutuje Hoti ka theksuar së nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it, është zotuar se Kosova do të mbetet e përkushtuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe se në fund ky proces duhet të përfundojë me njohje.

“Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë, dhe theksova se ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, i njoftova edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e cila ndodhi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë”.

Gjatë këtij takimi Hoti ka dhënë detaje është për menaxhimin dhe gjendjen e situatës me Covid-19 në Kosovë./Insajderi.com