Deputeti i AAK-së reagon për ndalimin e tregjeve të veturave dhe kafshëve nga Qeveria

Deputeti i AAK-së reagon për ndalimin e tregjeve të veturave dhe kafshëve nga Qeveria

Lehtësimi i masave kundër pandemisë COVID-19 gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Kosovës, ka ngjallur reagime të ndryshme, si në publik edhe në skenën politike, njofton Insajderi.

Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Gazmend Syla, nuk është shprehur i kënaqur me vendimin e qeverisë për mos hapjen e tregjeve të makinave dhe kafshëve.

Syla ka thënë se tregu në Pejë me gjithë atë hapësirë nuk po mund të zhvillohet për shkak që duhet të respektojë masat e përcaktuara.

“Qeveria mbramë paska marr vendim mos me u hap tregjet e makinave dhe kafshëve.

Ky treg në Pejë që e shihni ne foto ka rreth 4 hektarë, ndërsa aj i kafshëve rreth 3 hektarë. Në të gjithë këtë hapësirë nuk po mund të u zhvillojka tregti duke i respektu të gjitha masat e përcaktuara?”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Syla i bën thirrje organeve kompetente se që të mos maten me peshoren e tyre pasi që sipas tij populli po zhytet çdo ditë në varfëri.

“Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me “kutin” (peshoren) tuaj!”, tha ai. /Insajderi.com