Zemaj thotë se Gjermania do t’i njeh testet PCR nga laboratori i IKSHPK-së

Zemaj thotë se Gjermania do t’i njeh testet PCR nga laboratori i IKSHPK-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencën e mbajtur sot për media, ka folur për situatën e krijuar nga Coronavirusi në Kosovë, njofton Insajderi.

Në adresimin e tij të sotëm për media, Zemaj ka bërë të ditur se Gjermania do t’i njeh testet PCR të laboratorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Zemaj tutje ka njoftuar se do të shtohet edhe numri i inspektorëve të rinj që bashkë me Policinë e Kosovës do ta monitorojnë gjendjen.

“Falë punës së përbashkët të MSH-së, IKSHPK-së, QKUK-së, kryetarëve të komunave, Policisë kemi një situatë më të qetë sa i përket COVID-19 dhe si rezultat i kësaj Qeveria ka vendosur për lehtësimin e masave kufizuese. Bazuar në kompetencat e MSH-së, të gjithë ata që i shkelin rregullat, do të ndëshkohen drejtpërdrejt me gjoba dhe do të mbyllen lokalet dhe veprimtaritë që i shkelin rregullat”.

“Këto ditë do të shtojmë numrin e 75 inspektorëve të rinj që bashkë me Policinë e Kosovës do ta monitorojnë gjendjen”.

“Këto ditë është duke qëndruar një inspeksion nga Gjermania që po punon bashkë me ekipet tona që përgjigja e mëtejme ndaj pandemisë të jetë më e suksesshme. Lajmi i mirë është si instituti Robert Koch ka futur në listën e vet laboratorin e IKSHPK-së”, ka thënë Zemaj. /Insajderi.com