Infermieri i sulmuar me thikë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në komunikatën e QKUK-së, ku thuhet se për rastin janë të informuar edhe Policia e Kosovës.
Tutje në këtë kumtesë njoftohet se SHSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve, të cilat janë të papranueshme.
“Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.
ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve, të cilat janë të pa pranueshme.
Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente.
Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Insajderi.com