Operohet infermieri i cili u sulmua me thikë

Operohet infermieri i cili u sulmua me thikë

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka njoftuar se infermieri i cili është sulmuar me thikë gjatë ditës së sotme është operuar.

Gjendja e tij pas operimit është stabile, njofton Insajderi.

Kjo sindikatë ka njoftuar se operacioni është kryer me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të epikes nga QKUK.

“Sapo ka dal nga salla e operacionit kolegu ynë F.B. i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipes nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipin mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka uruar infermierit shërim të shpejtë, duke uruar që raste të tilla të mos ndodhin më. /Insajderi.com