Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu”, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në lidhje me “vijat e kuqe” ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se, “LDK i hoqi në mars vijat e kuqe kur vendosen që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti”.
“Tradhtuan votën qytetare”, deklaroi ndër tjerash Haxhiu, njofton Insjaderi.
E sipas, Haxhiut e gjithë kjo është, “për t’ju ikur zgjedhjeve”.
“Këto janë orvatjet për t’i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com