Koci: Nuk kishte nevojë për spektakël

Koci: Nuk kishte nevojë për spektakël

Avokati, Arianit Koci, arrestimet e së premtes të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka cilësuar si ‘spektakël të panevojshme”.

Me urdhërarrest të dhomave të specializuara, EULEX ka kryer operacionin e arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, të premten.

Por, sipas Kocit një arrestim i tillë ka mundur të kryej me pak policisë, njofton Insajderi.

“Unë e kam një shqetësim se si duket juristët e huaj nuk po e kuptojnë kontekstin tonë shoqëror. Dhe nuk ka pasur nevojë për asnjë lloj spektakli. Çdo i ftuar deri më tani i është përgjigjur ftesës edhe zotëri Gucati edhe zotëri Haradinaj ishin përgjigjur pa problem. Sa i përket bastisjes besoj që ka qenë një spektakël i panevojshëm. Ka pasur forca jashtëzakonisht të mëdha të policisë. Dhe nuk është dashur, me dy tre policisë kanë mujt me kry bastisjen pa asnjë problem”, ka thënë Koci.

Po ashtu Koci ka theksuar  se OVL e UÇK-së ka rënë në grackë duke zhvilluar “luftë speciale” kundër Gjykatës Speciale.

“Unë besoj që këtu edhe OVL ka ra grackë e dikujt që është duke zhvilluar një luftë speciale kundër Gjykatës Speciale dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar. Nuk po e len përshtypjen e mirë, sepse po ju shkon për shtati individëve që kanë qenë pro një gjykate kosovare me gjyqtarë të huajë, me prokurorë të huajë, me hetuesit e huajë dhe përkthyes të huajë”, deklaroi Koci. /Insajderi.com