Itali: Humbë jetën një 10 vjeçar si pasojë e një aksidenti

Itali: Humbë jetën një 10 vjeçar si pasojë e një aksidenti

Një 10 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në provincën Fermos në Marche të Italisë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës dhe mjeti ishte drejtuar nga babai 40 vjeçar i djaloshit që humbi jetën.

Përplasja ka qenë shumë fatale e automjeti është kthyer prapthi duke u palosur më dysh. Trupi i 10-vjeçar nga impakti i dhunshëm ka dalë disa metra jashtë automjetit e ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Babai i tij 40-vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda e automjetit e është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve e prerja e llamarinës së makinës për të nxjerrë trupin e tij.

40-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.

Ai bashkë me familjen e tij ishin emigrantë prej disa vitesh në Itali e banonin në komunën Valmir.

Ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet e aksidentit. /Insajderi.com