Dardan Molliqaj: UÇK-ja qenka dashtë të mbrohet vetëm një herë

Dardan Molliqaj: UÇK-ja qenka dashtë të mbrohet vetëm një herë

Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dradan Molliqaj ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me arrestimet e ish ushtarëve të UÇK-së nga EULEXI PËR Gjykatën Speciale, njofton Insajderi.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Moliqaj ka kritikuar zërat të cilët përballë arrestimeve që po ndodhin, fajësojnë ata që e kanë votuar për krijimin e kësaj gjykate.

Sipas Molliqajt, “ky diskurs fillimisht është zhvendosje e debatit te e shkuara si dhe duke thënë se është gabim kjo qasje sëbashku me mendimin se ka marrë fund gjithçka sa i përket Gjykatës Speciale”.

Konkluzioni logjik, sipas atyre që mendojnë kështu është se “UÇK-ja qenka dashtë të mbrohet vetëm një herë, vetëm në një moment”, ka thënë Molliqaj.

Tutje Moliqaj ka vazhduar duke thënë se “këta që po kakarisin për të djeshmen, nuk janë në gjendje të tregojnë koherencë për sot se e duan UC-në, dhe kjo është për gjynah”.

“Për gjynah. Shumë prej tyre kurrë një pushkë nuk e kanë shkrepur; këta që për kaq shumë kohë kanë kritikuar luftëtarët për rrahagjoks, çfarë po bëjnë sot?! Po kakarisin për të djeshmen, sepse nuk janë gati të tregojnë koherencë sot. Po rrahin gjoks për një moment demek aq historik, kur bota qenka ndarë në dysh. Është ky momenti kur të paepurit i rezistuan edhe presionit bërthamor, por ama nuk e votuan Gjykatën Speciale. Në fakt, ulur në Kuvend ishin, bile s’kishte presion mbi ta sepse votat ishin siguruar. Mos harroni, të njëjtit me mosveprim pamundësuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale në dhjetorin e vitit 2017”.

Në fund Molliqaj ka kritikuar ata që sot kanë thënë se gjykata nuk mund të ndalet më, dhe në të njëjtën kohë ka bërë thirrje që diskutimi të bëhet sot dhe të shihet se çka mund të bëhet./Insajderi.com