Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur për aksionin e Karaçevës ku u shkatërruan ditë më parë kazinot që gjendeshin në këtë fshat.
Kastrati në Kanal 10 ka thënë se “aksioni në Karaçevë ka qenë sekret dhe ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në Kosovë”.
Më pas ai ka bërë të ditur se për aksionin në fjalë ka qenë i njoftuar 48 orë përpara.
Tutje Kastrati ka shtuar se gjatë vizitës që Kurti i ka bërë në Kamenicë, i ka kërkuar nga ai që të ndërmarrë diçka për kazinot në Karaçevë, por sipas tij ish-kryeministri Kurti nuk ia ka lënë përshtypjen që është i interesuar të ndërmarrë diçka menjëherë.
“Mendoj se e ka pas gabim ish-kryeministri Kurti dhe e përgëzoi kryeministrin Hoti që ka ndërhy, pasi kjo veprimtari ilegale zhvillohej shumë shpejt. Më vjen mirë që ato shqetësime që i ka thënë publikisht ish-kryeministri Kurti nuk kanë qenë të vërteta”.
Ai tha se në aksionin e Karaçevës asistenca e Komunës së Kamenicës ka qenë rrënimi dhe trajtimi i objekteve pa leje dhe për këtë pjesë mund të thotë se ka qenë e suksesshme./Insajderi.com