Maqedonia e Veriut sot shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Maqedonia e Veriut sot shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për qytetarët e Kosovës, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Venko Filipçe, i cili tha se janë duke biseduar me të gjitha vendet e rajonit për hapjen e kufijve me politikë të përbashkët sa u përket testeve PCR.

“Vendet fqinje u përgjigjën javën e kaluar, ka funksionuar sistemi i koordinimit, i cili është përkrahur tani nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Shpresoj se do të shkëmbehen të gjitha informacionet dhe në bazë të asaj që donë të thotë situatë e saktë epidemiologjike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, plus Bullgarinë dhe Greqinë do të kemi qëndrim të përbashkët”, ka thënë Filipçe.

Vendimi vjen pas reagimeve të shumta nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës, se janë duke përjetuar humbje të mëdha ekonomike.

Ndryshe, Kosova të premten ka hequr testin PCR negativ për kalim transit nëpër territorin e saj. /Insajderi.com