Deputetët mblidhen për të zgjedhur Avokatin e Popullit

Deputetët mblidhen për të zgjedhur Avokatin e Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare, me pikën e vetme të rendit të ditës – zgjehdja e Avokatit të Popullit.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka dërguar emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit: Edona Hajullahu, Naim Qela dhe Xhavit Shala.

Që nga 2 korriku 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ka mbetur me ushtrues detyre. Hilmi Jasharin, që mbajti këtë pozitë në pesë vjetët e fundit, ka mbetur pa mandat që nga kjo datë.

Jashari mbetet ushtrues detyre deri në zgjedhjen e Avokatit të ri, pasi që këtë ia ka mundësuar Kuvendi i Kosovës. /Insajderi.com