15 vjeçarja nga Gostivari gjendet në Tetovë pas tre muajsh zhdukje

15 vjeçarja nga Gostivari gjendet në Tetovë pas tre muajsh zhdukje

Një vajzë 15 vjeçare nga Gostivari është gjetur pas rreth tre muajsh në Tetovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga policia e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë njoftuar se viktima është gjetur dje rreth orës 17:30 në një objekt hotelerik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, në pronësi të 32 vjeçarit nga fshati Sellcë e Tetovës.

Pas bisedës me të miturën, policia e kanë dorëzuar atë te nëna e saj.

“Të dielën rreth orës 17 e 30 minuta, pjestarët e policisë së Tetovës, në një objekt hotelerik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, në pronësi të 32 vjeçarit F.D. nga Sellca e Tetovës, kanë gjetur 15 vjeçaren nga Gostivari, e cila më datë 5 korrik të këtij viti, ka qenë e raportuar si e zhdukur.Pas bisedës me të miturën, ajo iu dorëzua nënës së saj”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com