Ambasadorja holandeze përgëzon Osmanin për mbështetjen e deputetëve në votimin e Konventës së Stambollit

Ambasadorja holandeze përgëzon Osmanin për mbështetjen e deputetëve në votimin e Konventës së Stambollit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadoren e sapoemëruar holandeze, Carin Lobbezoo, me të cilën është diskutuar për tema të ndryshme, njofton Insajderi.

Një ndër çështjet e përmendura në këtë takim, për çfarë Osmani edhe u përgëzua, ishte votimi unanim i Konventës së Stambollit, posaçërisht për mbështetjen nga partitë opozitare dhe ato të komuniteteve pakicë.

Siç bëjnë të ditur nga zyra e kryeparlamentares, Osmani ka thënë se me këtë Konventë fuqizohet baza ligjore me të cilën mbrohen të drejtat e grave në shumë aspekte.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Holandës dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve si dhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovës. /Insajderi.com