Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka takuar ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly.
Haradinaj ka deklaruar se e ka njoftuar ambasadorin e ri zviceran për marrëveshjen e Uashingtonit si dhe për zhvillimet në vend.
“E prezantova Z. Ambasador Kolly me zhvillimet politike dhe e informova mbi Marrëveshjen e Uashingtonit e zotimet e Kosovës për paqe e stabilitet në rajon, të cilat hapin rrugën për njohjen e ndërsjellët në kufijtë ekzistues midis Kosovës e Serbisë. E falënderova Ambasadorin për mbështetjen e zëshme të Zvicrës per integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”, tha ajo.
Kryediplomatja e Kosovës dhe ambasadori Kolly janë dakorduar për rëndësinë e dialogut konstruktiv për ndërtimin dhe zhvillimin e rajonit.
“Falënderova Ambasadorin për ndihmën e madhe të Zvicrës si shtet i veçantë mik, në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, në mbështetje të integrimit tonë Evropian e ndërkombëtar”. /Insajderi.com