Cakaj në Berlin kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

Cakaj në Berlin kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, është takuar me kryetarin gjerman për Çështjet Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum 🇦🇱🇩🇪.

Në këtë takim Cakaj ka kërkuar nga ai që “Gjermania t’i shtysë procesit të liberalizimit të vizave”, njofton Insajderi.

Cakaj, po ashtu tha se, “Dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të përfundojë me më pak se njohje e nderjsellt”.

Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

“E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cakaj në Facebook. /Insajderi.com