“Fundi i pandemisë nuk po duket afër”

“Fundi i pandemisë nuk po duket afër”

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë së, “fundi i pandemisë nuk po duket afër.

Ai për KlanKosova ka thënë se pandemia duhet të shikohet si proces që ka fillim, por që e ka edhe një fund duke iu referuar kritikave të shumta për menaxhimin e pandemisë.

“Nëse kthehemi prapa, Kosova kritikohej shumë për numrin e madh të rasteve edhe të infektuarve edhe të vdekurve. Kjo u pa që ishte një martaonë. Duhet ta shohim si një proces që ka një fillim, por ka edhe një fund i cili nuk po duket që është afër. Nga faza që e kaluam në korrik dhe në gusht, tash kemi situatën më të qetë. Duhet ta shohim në tërësi si proces e jo në periudha të ndara”, tha ai.

Po ashtu, Krasniqi tha se në tri javët e fundit situata ka filluar të përmirësohet krahasuar me muajt e mëhershëm.

“Jemi dëshmitar që këto 3 javët e fundit në Kosovë, kemi numër më të vogël të rasteve të të infektuarve; po ashtu, kemi edhe numër të vogël të pacientëve që janë të shtrirë nëpër spitalet e përgjithshme edhe në klinikat e QKUK’së në Prishtinë”, deklaroi ai. /Insajderi.com