Vdes këmbësori që u godit dje nga vetura në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra nga një aksident i ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Gazeta Online Insajderi ka raportuar edhe dje për aksidentin e ndodhur midis një automjeti dhe këmbësorit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, por që më vonë ka vdekur.

“Rr Edmond Hoxha Prishtinë 28.09.2020 13:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Rreth orës 22:35 viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Insajderi u sjellë pamje nga vendi i ngjarjes në momentin kur ndodhi aksidenti. /Insajderi.com