Qeveria merr përsipër subvencionimin e prodhimit të qumështit

Qeveria merr përsipër subvencionimin e prodhimit të qumështit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se janë dakorduar me përpunuesit e qumështit që Qeveria të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25% të çmimit që është në stok, njofton Insajderi.

Hoti ka kërkuar nga organizatorët që të heqin dorë nga protesta e paralajmëruar për sot, meqë do të ketë kontroll rigoroz të produkteve me vaj palme.

Kryeministri ka siguruar se AUV dhe inspektorati i tregut po bëjnë ndarjen fizike të produkteve me vaj të palmes, pas vendimit të marrë për ndaljen e importit të këtij vaji.

Kryetari i Shoqatës së përpunuesve të Qumështit, Gani Durmishaj, ka thënë se janë pajtuar me këto qëndrime të Qeverisë, derisa theksoi se produktet me vaji të palmës përdoren në çdo vend të botës.

Ndërsa, përfaqësuesit e fermerëve të qumështit që kanë paralajmëruar protestë me kërkesë për heqjen e produkteve me vaji të palmës nga tregu nuk ishin në takim. /Insajderi.com