Ka kaluar në Komisionin Parlamentar për Infrastrukturë projektligji që largon detyrimin e homologimit e veturave të reja dhe të përdorura që vinë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.
Deputeti, Hekuran Murati, i cili është pjesë e komisionit, ka thënë se është bërë ndryshim/plotësimi i këtij projektligji.
Ai tha se shpreson që ky projektligj të kalojë edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare”, tha Murati. /Insajderi.com