Veliu njofton ambasadorin e Hungarisë për zhvilllimet e fundit në vend

Veliu njofton ambasadorin e Hungarisë për zhvilllimet e fundit në vend

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovës, Jozsef Bencze.

Në këtë takim ministri Veliu e njofoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në vend, menaxhimin dhe parandalimin e virusit COVID-19 dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.

Ministri Veliu theksoi se deri më tani ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Hungarisë në koordinimin dhe shkëmbimin e informatave për parandalimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar.

Ndërsa ambasadori hungarez, Jozsef Bencze, vlerësoi lartë punën e institucioneve të Kosovës në thellimin e raporteve Kosovë-Hungari. /Insajderi.com