Ambasadori amerikan në Serbi: Nuk mund ta imponojnë një zgjidhje të pëhershme

Ambasadori amerikan në Serbi: Nuk mund ta imponojnë një zgjidhje të pëhershme

“SHBA-ja dëshiron të arrijë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit që do të pajtoheshin dy palët. Ne nuk mund të imponojmë një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por duhet të vijë nga dy anët, të jetë në interesin e tyre dhe do të ketë kompromise nga dy palët”.

Këto komente i ka bërë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, në një intervistë për televizionin Nova.

Ai tha se marrëveshjen ekonomike në Uashington e sheh “si një përfitim dhe avantazh”.

Më tutje ambasadori ka folur edhe rreth raporteve në mes SHAB-ve dhe Serbisë duke thënë se dëshirojnë, “Serbia do të jetë vend prosperues dhe në paqe me fqinjët duke lëvizur drejt Evropës”. /Insajderi.com