Selmanaj: Hoti e merr bukën me vete në punë, kaniherë më lutë a po don pak

Selmanaj: Hoti e merr bukën me vete në punë, kaniherë më lutë a po don pak

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë së kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “merr bukën me vete në zyre”.

Ai në RTK, ka thënë së Hoti këtë e bën “për ta kursyer buxhetin e Kosovës”.

Madje, Selmanaj tha se Hoti shpesh i ofron ushqim të cilin sipas tij ai e përgatit në banesën e tij.

“Ne kemi një kryeministër që bukën e merr me veti, merr sendëicha në cantë edhe e han. Merr bukë të zezë, është goxha fit. Përgatitë në banesë të tij edhe më lutë kaniherë, a po don pak. Nuk e ka atë luksin formë të jetesës së tij, nuk e ka pasurimin në politikë si mundësi”, ka thënë ai. /Insajderi.com