Ambasadori gjerman: Është rast unik të mos votohet pesë herë projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ambasadori gjerman: Është rast unik të mos votohet pesë herë projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur, ka thënë se është rast unik që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë pesë herë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ai ka thënë se nuk e di nëse ka edhe një rast tjetër në Evropë ku ka ndodhur e njëjta gjë sa i përket një projektligji të kësaj natyre, duke e quajtur “rast unik”.

Ai ka hënë se kërkohet urgjentisht nga deputetët fryma e kompromisit.

“Lufta kundër efekteve negative ekonomike nga pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon përpjekje të përbashkët. Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas dijenisë time rast unik në Evropë të shohësh për të pestën herë që në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrëveshje për projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani çfarë kërkohet urgjentisht nga të gjitha palët është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë t’presin atë”, ka shkruar ambasadori gjerman”, ka shkruar ai në Twitter.

Rimëkëmbja Ekonomike nuk është votuar ende në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës po kërkojnë disa plotësime në atë projektligj. /Insajderi.com