“Palaço”, “mbylle gojën”, “gënjeshtar”, “racist” – New York Times e quan “përleshje të shëmtuar” debatin në mes të Trump e Biden (VIDEO)

New York Times e ka përshkruar – në një analizë të gjatë – debatin e djeshëm në mes të Donald Trump e Joe Biden si një “përleshje të shëmtuar”. Gazeta vlerëson se përbuzja që ndjejnë Trump e Biden për njëri – tjetrin është më e madhja që është parë ndonjëherë në historinë moderne të politikës amerikane.

“Palaço”, “mbylle gojën”, “gënjeshtar”, “racist” – New York Times e quan “përleshje të shëmtuar” debatin në mes të Trump e Biden (VIDEO)

Debati i parë presidencial në mes të presidentit aktual, Donald Trump dhe atij që tenton ta zëvendësojë në këtë post, Joe Biden, është përshkruar nga gazeta amerikane, New York Times si një “përleshje e shëmtuar”, njofton Insajderi.

Trump ndërhynte vazhdimisht derisa fliste Biden, prandaj Biden e ka quajtura “palaço” dhe në një moment tjetër i thotë “mbylle gojën”.

Në një 90 minutësh kaotik, dy të nominuarit nga partitë e tyre, treguan se ndjejnë përbuzje të ashpër për njëri – tjetrin. Përbuzje e paparë në politikën amerikane, shkruan NYT.

Trump, që po del më keq se Biden në sondazhe, shpresonte se ky debat do të ndikonte në “ringjallje” të kampanjës së tij, ndaj filloi me një qasej agresive. Ai ndërhynte aq shpesh, saqë detyroi moderatorin, gazetarin veteran të Fox News, Chris Wallace, që vazhdimisht ta luste që ta linte Biden të flas.

“A do ta mbyllësh gojën o njeri?”, i tha Biden në një moment Trump-it. “Kjo është kaq jopresidenciale”.

Megjithatë, edhe Biden lëshoi disa sulme në drejtim të Trump.

“Ti je presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë”, i tha, pos tjerash, Biden Trump-it.

“Në 47 muaj kam bërë më shumë se ti në 47 vjet”, Trump ia kthej prapa, duke iu referuar kohës së gjatë të Biden në politikë.

Biden, më pas, duke rënë preh e lojës së Trump me akuza e ofendime, e quajti Trump-in, “gënjeshtar dhe racist”.

Debati i të martës, që u mbajt në Cleveland, Ohio, ishte debati i parë në tre të tillë sa janë paraparë të mbahen.

I radhës do të zhvillohet me 15 tetor në Miami të Floridas, ndërsa i treti dhe i fundit me 22 tetor në Nashville të Tennessee.

Temat e debatit të parë, që kryesisht pritet të jenë pjesë edhe e debateve të ardhshme ishin, rekordi në politikë i Trump-it dhe Biden-it, Gjykata Supreme, Pandemia COVID-19, protestat kundër racizmit dhe dhunës nëpër qytete, integriteti i zgjedhjeve dhe ekonomia./Insajderi.com