Milaim Zeka denoncon Tomë Gashin në Polici

Milaim Zeka denoncon Tomë Gashin në Polici

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari, Milaim Zeka, ka denoncuar në polici avokatin, Tomë Gashi.

Denoncimi i Zekës ka ardhur pasi Gashi ka ofenduar Zekën derisa ishte panelist në një emision televiziv të martën mbrëma, njofton Insajderi.

“Idiot”, “monstrum” dhe “kondom për shumë përdorime”, kanë qenë fjalët fyese të avokatit Gashi drejtuar Zekës.

Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi.com, ish-deputeti ka thënë se ka dërguar në polici Gashin.

“Fyerjet dhe kërcënimet e tij ndaj meje rrezikojnë jetën time, për këtë e kam dërguar në polici”, tha Zeka.

Fillet e kësaj përplasjeje erdhën pas deklaratës së ish-deputetit i cili tha se ka “gjasa të pakta që të hedhet poshtë propozim-aktakuza e Speciales ndaj Thaçit”.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Tomë Gashit i cili është shprehur se, “Me këso far idiota unë nuk dal në debat”, pasi iu kërkua diçka e tillë.

Përplasja në mes tyre ka vazhduar.

Në prononcim Zeka akuzoi Gashin se ka qenë “bashkëpunëtor i Serbisë” dhe për këtë Hashim Thaçi e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit kur e ka kuptuar.

“Sapo e ka kuptuar Thaçi që Tomë Gashi është bashkëpunëtor i Serbisë e ka shkarkuar atë”, tha Zeka. /Insajderi.com