“Flas veç shqip”

Klinaku: Më thirrën nga Specialja, më thanë të nënshkruaj diçka

"Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook"

Klinaku: Më thirrën nga Specialja, më thanë të nënshkruaj diçka

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL së UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se është telefonuar nga Dhomat e Specializuara, ku është ftuar për të “nënshkruar diçka”, njofton Insajderi.

Mirëpo ai ka thënë se ka refuzuar të flasë në gjuhë të tjera përpos gjuhës shqipe, ndërsa ka përsëritur se nuk e njeh këtë Gjykatën pasi që konsideron se i ka skaduar mandati.

“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ‘ti flet gjermanisht’ por ju thashë ‘po por nuk dua të flas’, më thanë ‘ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes’. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com