“Përçaj e sundo”, është metoda e Hashim Thaçit sipas zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Ish-ministri i Jashtëm në një paraqitje televizive ka komentuar deklaratat e presidentit Thaçi, dhënë ditë më parë, ku pretendon se, “Albin Kurti nuk i beson Konjufcës”, njofton Insajderi.
Por, sipas këtij të fundit për përçarjen e Lëvizjes Vetëvendosje “është punuar” që nga koha kur është themeluar kjo lëvizje politike.
“Thaçi kundërshtarëve politikë u qaset me taktikën “përçaj e sundo”. Për përçarjen e Vetëvendosjes është punuar që nga koha kur është themeluar kjo lëvizje”, tha Konjufca. /Insajderi.com