Nuhi Mavrovqani pranon fajësinë për vrasjen e gruas, por thotë se e bëri “pa dashje” – gjykata e refuzon

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka thënë se gjyqtari dhe prokurori i rastit refuzuan pranimin e fajësisë pikërisht për faktin se i akuzuar thotë se e ka kryer veprën pa dashje.

Nuhi Mavrovqani pranon fajësinë për vrasjen e gruas, por thotë se e bëri “pa dashje” – gjykata e refuzon

Burri nga fshati Berivojcë në Komunën e Kamenicës, ka dalur para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij, mirëpo ka thënë se e ka bërë pa dashje

Nuhi Mavrovqanit akuzohet se vrasjen e kreu me shufër metali.

Pranimi i fajësisë së Mavrovqanit është refuzuar nga prokurori i rastit, Arben Ismajli dhe nga kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka thënë se gjyqtari dhe prokurori i rastit refuzuan pranimin e fajësisë pikërisht për faktin se i akuzuar thotë se e ka kryer veprën pa dashje.

“Është mbajtur seanca fillestare për rastin në fjalë. I akuzuari ka pranuar fajësinë, por jo me dashje, mirëpo këtë e ka kundërshtuar prokurori i rastit dhe kryetari i trupit gjykues ka refuzuar pranimin e fajësisë së të akuzuarit, pasi që kjo vepër kryhet me dashje”, tha Shkodra.

Po ashtu gjyqtari ka nxjerrë edhe aktvendim me të cilin ka refuzuar pranimin e fajësisë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”./Insajderi.com