Haxhiu: Natyrisht që s’i kemi bërë ftesë Osmanit t’i bashkohet VV-së

Për shkak të dallimeve të mëdha me pjesën tjetër të lidershipit të partisë, Vjosa Osmani, e ka menduar edhe largimin nga LDK-ja. Ka thënë se Vetëvendosja është opsion për të. Por, e pyetur për mundësinë e një ftesë nga Lëvizja, Albulena Haxhiu, tha se përkundër bashkëpunimit të mirë, ftesë s’i kanë bërë Osmanit.

Haxhiu: Natyrisht që s’i kemi bërë ftesë Osmanit t’i bashkohet VV-së

Albulena Haxhiu ka thënë “natyrisht që jo”, kur është pyetur nëse Vetëvendosje i ka bërë ftesë, Vjosa Osmanit, të bëhet pjesë e Lëvizjes, njofton Insajderi.

“Natyrisht, nuk i kemi bërë ftesë që të vijë në VV, por i respektojmë qëndrimet publike të saj”, ka thënë Haxhiu, anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes.

Megjithatë ajo ka pohuar se kanë bashkëpunim të mirë me kryetaren e Kuvendit.

“Kemi bashkëpunim të mirë në Kuvend, kemi një koordinim të mirë, sidomos për çështje shumë të rëndësishme”, deklaroi Haxhiu, në një konferencë për media.

Asaj i është kërkuar edhe një koment për deklarimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se “i kanë hequr vijat e kuqe me Partinë Demokratike të Kosovës”.

Ka thënë se kjo s’ka ndodhur tash, por qysh moti.

“Sa për vijat e kuqe ne kemi thënë në vazhdimësi se LDK-ja ka hequr vijat e kuqe menjëherë për pas zgjedhjeve”./Insajderi.com