“Pensionistët obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve nga 1 tetori”.
Kështu ka deklaruar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një njoftimi.
Në njoftim thuhet se për shkak të pandemisë nga janari deri më 30 shtator janë liruar nga ky obligim. Por, nga tash ‘obligohen’.
“Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që ka qenë dashur të paraqiteshin gjatë periudhës së sipërcekur e nuk paraqiten deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com