2 vdekje e 43 raste të reja me COVID-19

2 vdekje e 43 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Po ashtu janë regjistruar edhe 43 raste të reja të infektuar me Coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar bilancin ditor në lidhje me virusin COVID-19.

15.663 është në total numri i të infektuarve, prej tyre 627 kanë humbur jetën e 13.677 janë shëruar.

Tani numri i rasteve aktive është 1.359, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri. /Insajderi.com