Kreu i Ekzekutivit, Avdulah Hoti, ka uruar studentët për fillimin e vitit e ri akademik e njëkohësisht Hoti përmendi 23 vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit.
Kryeministri ka shkruar në Facebook se këto lëvizje studentore “do të jenë inspirim edhe për gjeneratat e ardhshme”.
Ai tha se rëndësia e kësaj date qëndron në kthesën popullore për mobilizim gjithëpopullor në luftën për liri.
“Më 1 tetor 1997, ne dolëm në rrugë për të kërkuar kthimin e studentëve shqiptarë në objektet e Universitetit të Prishtinës, protesta këto që shënuan kthesë në proceset politike në vend dhe ishin frymëzim për mobilizim gjithëpopullor në luftën tonë të drejt për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar ndër tjerash Hoti. /Insajderi.com
Sot bëhen 23 vite nga protestat e studentëve në Prishtinë. Në këtë përvjetor, dua t’i uroj studentët për fillimin e…
Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 1. Oktober 2020