Ismaili: VV t’i bëjë 40 vota me Vjosa Osmanin, PDK e voton mocionin për rrëzimin e qeverisë

Ismaili: VV t’i bëjë 40 vota me Vjosa Osmanin, PDK e voton mocionin për rrëzimin e qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë me në krye Avdullah Hotin dhe PDK’ja do të votojë që qeveria të rrëzohet, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Pressing” të T7, ku tutje tha se këto vota mund të bëhen bashkë me Vjosa Osmanin.

“Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’ja. Sepse PDK’ja nuk do të mund ta çonte vendin në zgjedhje pa pasur një qarje në koalicion”, është shprehur Ismaili.

“Le t’ua nënshkruajnë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e të tjerët. Le t’i bëjnë 40 vota. Nisni mocionin, votat e tjera i keni për rrëzim”, ka thënë Ismaili.

“Me 40 vota nuk rrëzohet qeveria, por le t’i sjellin 40 vota, pastaj me votat tona e rrëzojmë qeverinë”, shtoi Ismaili. /Insajderi.com