Vjosa Osmani i uron shërim të shpejt nga COVID-19, Donald Trumpit dhe gruas së tij

Vjosa Osmani i uron shërim të shpejt nga COVID-19, Donald Trumpit dhe gruas së tij

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejt presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruas së tij, meqë këta dy të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njofton Insajderi.

Këtë urim Osmani e bëri me anë të një postimi në Twitter.

“Iu uroj shërim të shpejtë presidentit dhe zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndërkaq, vetë presidenti Trump ka njoftuar për rezultatin pozitiv me COVID-19.

“Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë bashkë!” , shkruan Trump. /Insajderi.com