Kosnett: Politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, as pas 3 nëntorit

Kosnett: Politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, as pas 3 nëntorit

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se nëse ndryshon administrata në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, njofton Insajderi.

Kosnett në një tryezë që pati me gazetarët kosovarë virtualisht, të organizuar nga Ambasada Amerikane të enjten, ka përmendur edhe çështjet dypartiake të cilat kanë rëndësi.

“Përkrahja për pavarësinë e Kosovës, demokracinë e saj dhe zhvillimin e saj ekonomik, përkrahja për stabilitetin rajonal, dhe paqen e bashkëpunimin ekonomik në Ballkan – këto janë çështje dypartiake”, është shprehur ai.

“Nuk kam parë kritika nga cilido politikan në SHBA për këtë marrëveshje. Nuk e kemi rastin kur njerëzit në partinë opozitare kërkojnë arsye për të kritikuar partinë në pushtet rreth kësaj”, tha Kosnett. /Insajderi.com