Sindikata e Infermierëve të Kosovës, punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese po protestojnë para Klinikës Kirurgjike të QKUK-së.
Nën moton “na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, këta punëtorë shëndetësorë po kërkojnë siguri Brenda ambienteve ku shërbejnë dhe ofrojnë shërbime shëndetësore.
Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli duke përmendur rastin e infermierit i cili ditë më parë u ther me thikë nga një pacient, ka kërkuar që të ketë siguri personeli shëndetësorë, duke shtuar se rastet e tilla mund të ndodhin.
“Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante që tashmë menjëherë të merren veprime dhe të na sigurohet jeta në vend të punës. Për shkak dhe përderisa po ka këso akte qyqare dhe shpresoj që organet e drejtësisë që shumë shpejt personi që ka kryer sulmin do të jetë shume shpejt para drejtësisë dhe para institucioneve”, tha ai. /Insajderi.com