Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi nuk është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një shkrese ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se së fundmi janë shënuar edhe 42 raste positive me këtë virus.

Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi në Facebook, ku tutje tha se me shkresë zyrtare e ka njoftuar Komisionin për Shëndetësi për gatishmërinë e tij që të raportojë rreth Menaxhimit të pandemisë.

“Me shkresë zyrtare e kam njoftuar Komisionin për Shëndetësi për gatishmërinë time për të raportuar rreth Menaxhimit të pandemisë dhe Legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë”.

“Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj. /Insajderi.com