Meta “thumbon” Ramën: Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike e ndihmon Kosovën

Meta “thumbon” Ramën: Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike e ndihmon Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që u zhvillua sot në Tiranë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta tërthorazi tha se qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk e ndihmon shtetin e Kosovës.

Sipas tij “vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave i ndihmon Kosovën”.

“Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi. Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”, shkroi Meta. /Insajderi.com