Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 3 persona

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, njofton Insajderi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin pranë “Paraburgimit” në Bradashesh.

Sipas BalkanWeb në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht.

Nga aksidenti tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej të plagosurve kane pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër dëmtime më serioze./Insajderi.com