Totaj: PDK-ja mund të jetë fleksibile sa i përket hyrjes në qeveri

Totaj: PDK-ja mund të jetë fleksibile sa i përket hyrjes në qeveri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka folur rreth mundësisë së futjes së partisë së tij në qeverisje, njofton Insajderi.

Në emisionin DPT të Fidani, Totaj ka thënë se për shkak të situatës politike, PDK-ja mund të jetë fleksibile.

Më pas Totaj ka sqaruar se “në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK-ja të ndryshojë kursin”.

“Megjithatë mund të them se PDK-ja për shkak të situatës politike,  përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj.

Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK-së që t’i bllokojnë proceset.

“Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj./Insajderi.com