Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kërcënimi nga Coronavirusi ende nuk ka kaluar, njofton Insajderi.
Me anë të një shkrimi në Facebook, ku ka përmendur 100-ditëshin e qeverisjes së tij, Hoti ka përshëndetur “suksesin e vendit, qytetarëve dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin”.
Me anë të një tabele, ai ka treguar se si është arritur që të shumfishohet numri i testimeve, të ulet numri i të infektuarve dhe të viktimave pas bashkëpunimit me të gjithë këta akterë.
“Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilent dhe t’i respektojmë me përpikmëri masat për mbrojtje. Kërcënimi nga COVID-19 nuk ka kaluar”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com
Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe…
Posted by Avdullah Hoti on Saturday, October 3, 2020