Ambasadori gjerman në Serbi ka folur në një intervistë në RTS për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka siguruar se shteti i tij e ka në krye të agjendës dialogun mes dy shteteve ballkanike.
Normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës ka qenë prej kohësh në krye të agjendës politike të Gjermanisë, ka deklaruar ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, njofton Insajderi.
Schibe ka shtuar edhe se “Gjermania mbështetë dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, derisa ka dhënë një deklaratë për Televizionin Publik të Serbisë.
“Ekziston ky format i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE përmes të dërguarit special Miroslav Lajçak dhe Gjermania është pjesë e BE dhe mbështetë atë format”, pohoi ai.
Diplomati gjerman gjithashtu i ka thënë se përveç që e përkrahin formatin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në përgjithësi, gjithashtu i japin përkrahje veçanërisht edhe përfaqësuesit të BE-së në këtë dialog, Miroslav Lajçakut./Insajderi.com