Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Selajdin Janjeva në Novi Pazar

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Selajdin Janjeva në Novi Pazar

Një person është arrestuar sot në Novi Pazar nën dyshimin se i njëjti ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina, Selajdin Janjeva.

Siç bëjnë të ditur media serbe, 39 vjeçari me inicialet E.Sh., është arrestuar meqë ekziston dyshimi se ai ka kryer veprën penale të vrasjes në ndihmë.

Kështu njoftohet nga Departamenti i Policisë në Novi Pazar, raporton agjencia e lajmeve “Kurir”, transmeton Insajderi.

I arrestuari E.Sh. dyshohet se më 1 tetor të këtij viti, rreth orës 19 në Novi Pazar, pas një diskutimi të shkurtër, qëlloi me një pistoletë dhe vrau 52-vjeçarin Selajdin Janjeva dhe pastaj së bashku me Gj.P. u largua nga vendi i ngjarjes. /Insajderi.com