Ndahen 300 mijë euro për ndërtimin e strehimores për komunitetin LGBTI

Ndahen 300 mijë euro për ndërtimin e strehimores për komunitetin LGBTI

Janë ndarë 300 mijë euro për të ndërtuar një strehimore për komunitetin LGBTI nga Komuna e Prishtinës.

Kjo shumë është ndarë në kuadër të buxheti të Komunës së Prishtinës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2013.

26 vota ishin pro që kjo pikë të kalojë në votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, njofton Insajderi.

Ende nuk është caktuar lokacioni se ku do të ndërtohet kjo qendër strehimore për LGBTI.

Personat që i përkasin këtij komuniteti mund të strehohen në këtë qendër atëherë kur besojnë që po diskriminohen. /Insajderi.com