Dreka e kryeministrit të Kosovës ka qenë shumë e përfolur, kjo pasi zëvendësi i kryeministrit, Driton Selmanaj, pati deklaruar se Avdullah Hoti “e merr bukën me vete në punë”.
Këtë e ka konfirmuar vet kreu i ekzekutivit në Oksigjen, njofton Insajderi.
“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, tha Hoti.
Selmanaj gjatë një interviste në RTK, duke e lavdëruar shefin e tij, kishte thënë se përpos se Hoti e “merr ushqimin me vete, e pyet nëse dëshiron edhe ai”.
Hoti ditë më parë ishte pyetur për këtë çështje nga një gazetar dhe përgjigje e tij kishte qenë se “është private sesi e rregullon drekën”.
Nëpër rrjete sociale ka pasur shumë komente ironizuese në lidhje me drekën e kryeministrit. /Insajderi.com