Deputeti i AAK-së: Koalicioni është stabil

Deputeti i AAK-së: Koalicioni është stabil

Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka deklaruar se koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është stabil, njofton Insajderi.

Ndonëse e pranon se Qeveria ka shumë sfida, Selmanaj thotë se koalicioni vazhdon të jetë stabil.

“Normal që Qeveria e Kosovës ka shumë sfida përpara, mirëpo koalicioni vazhdon me qenë stabil dhe po i kryen përgjegjësitë e veta”, ka thënë Selmanaj.

Ai tutje është deklaruar rreth arrestimeve të fundit nga Specialja, gjë të cilat i konsideron të papranueshme dhe të padrejta.

“Ne tash fatkeqësisht do t’i vuajmë pasojat e një vendimi të padrejtë që fatkeqësisht e ka votuar parlamenti i Kosovës”.

“Arrestimet që kanë ndodhur për neve janë të papranueshme dhe mendoj që këto dy arrestime e fundit të kryetarit të OVL-së dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, janë të padrejta dhe të panevojshme sepse asnjë rast nuk e kemi që dikush është ftuar nga Gjykata Speciale dhe që nuk ju ka përgjigjur”, tha ai. /Insajderi.com