Majko: Vulin e përdor fyerjen si sport në marrëdhënie me shqiptarë

Majko: Vulin e përdor fyerjen si sport në marrëdhënie me shqiptarë

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me fyerjet e Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Alkesandër Vulinë, njofton Insajderi.

Majko përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ministri serb i mbrojtjes e përdor fyerjen si sport në raport me shqiptarët.

Tutje Majko reagimit i ka bashkangjitur një fotografi të një gazete të kohës kur kërkoheshin si kriminelë lufte ish presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq së bashku Radovan Karagjiqin dhe Ratko Mlladiqin.

Lidhur më këtë informacion, Majko i ka përkujtuar Vulinit, se çmimi për ata ka qenë 5 milionë dollarë, ndërsa sot përsëri çmimin për në Uashington Serbia duhet ta paguajë vetë, ka përfunduar reagimi i Majkos./Insajderi.com