Dalin pamjet nga vendi ku vdiq 36-vjeçari në vetë-aksident

Dalin pamjet nga vendi ku vdiq 36-vjeçari në vetë-aksident

Personi që vdiq sot në aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dyshohet se është një 36-vjeçar, ndërsa drejtuesi i automjetit i cili ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK, është i lindur në vitin 1995, njofton Insajderi.

Shkaqet e vetë-aksidentit i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa janë publikuar edhe pamje ku shihet automjeti i dëmtuar.

Lajmin për vdekjen e pasagjerit e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, tha Hoxha. /Insajderi.com