Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë – 56 raste të reja

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë – 56 raste të reja

Asnjë person i vdekur nga Coronavirusi nuk është regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, po vazhdon edhe rënia e lehtë e rasteve të reja me COVID-19.

56 raste të reja pozitive me këtë virus janë regjistruar së fundmi nga gjithsej 567 mostra të marra për testim.

Nga ana tjetër janë shënuar edhe 69 pacientë që ishin të infektuar deri më sot, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 13 mijë e 856.

Rastet aktive me virusin Corona në Kosovë sot mbajnë shifrën një mijë e 328.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com